5 policë të plagosur, mbi 50 të shoqëruar
May 25, 2022 04:25 Europe/Tirane
Tifozeria e Holandës dhe Romës ka mësyrë në Tiranë. Të maskuar dhe me shkopinj në dorë qindra persona janë përplasur me policinë, duke lënduar 5 efektivë.
Policia ka përdorur gazin lotësjellës për të shpërndarë tifozë. Në komisariatin 2 ka mbi 50 të shoqëruar. Tifozeria e Romës krijoi incidente te Drejtoria e Policisë Tiranë, ndërsa tifozeria e Holandës te rruga “Mustafa Matohiti”. Nga këto ngjarje, policia bëri thirrje për lokalet që të mbyllen në orën 23:00.
Tags