Shaip Kamberi mbetet jashtë Parlamentit të Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i127850-shaip_kamberi_mbetet_jashtë_parlamentit_të_serbisë
Shaip Kamberi nuk ka mundur ta fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, raportojnë mediat në Kosovë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
May 29, 2022 08:11 Europe/Tirane
  • Shaip Kamberi mbetet jashtë Parlamentit të Serbisë

Shaip Kamberi nuk ka mundur ta fitojë mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë, raportojnë mediat në Kosovë.

Kamberi thuhet se ka mbetur jashtë Parlamentit serb për një numër shumë të vogël votash. Kjo është e hera e tretë që përsëriten zgjedhjet në njësinë numër 6 në Tërnoc të Bujanovcit. Për herë të dytë, zgjedhjet në Tërnoc u zhvilluan më 28 prill, ku Kamberi nuk arriti që të fitojë mandatin e deputetit. Kamberi kishte kërkuar ripërsëritje të votimit, pasi sipas tij këto zgjedhje u karakterizuan me dalje të ulët të shqiptarëve, për shkak të pasivizimit të adresave. Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës pas përpjekjes së tretë nuk arrinë të fitojë një ulëse më Parlamentin e Serbisë. Bartësi i kësaj liste, Shaip Kamberi, ka thënë se do të shikojnë mundësitë e ankimimit përsëri.