Kryeministri Kurti priti në takim Christopher Hyland
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i127922-kryeministri_kurti_priti_në_takim_christopher_hyland
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësi i fushatës së tij presidenciale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 30, 2022 10:23 Europe/Tirane
  • Kryeministri Kurti priti në takim Christopher Hyland

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me Christopher Hyland, bashkëpunëtor i afërt me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe udhëheqësi i fushatës së tij presidenciale.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Hyland për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës dhe paqes së qëndrueshme në rajon, duke qenë edhe një nga personat e parë që e solli çështjen e Kosovës në vëmendjen e atë kohë Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

"Me z.Hyland, kryeministri Kurti foli për rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dhe raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sidomos në rrafshin e zhvillimit ekomomik nëpërmjet investimeve potenciale të investitorëve amerikanë në Kosovë dhe në atë të sigurisë dhe paqes në Ballkan për shkak të rreziqeve që agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës mund të paraqes për rajonin. Këto dyja ishin edhe fokusi kryesor i vizitës sime në ShBA dhe do të vazhdojnë të jenë prioritete tona, u shpreh kryeministri Kurti", thuhet në komunikatën e qeverisë së Kosovës.