Presidenti Meta reagon mbi pretendimet për ‘dekret të pavlefshëm’
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i128264-presidenti_meta_reagon_mbi_pretendimet_për_dekret_të_pavlefshëm’
Presidenti, Ilir Meta ka reaguar për pretendimin e ish-kryeministrit Berisha se dekreti për presidentin e zgjedhur është firmosur jashtë territorit të Shqipërisë, duke e bërë kështu të pavlefshëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 06, 2022 04:35 Europe/Tirane
  • Presidenti Meta reagon mbi pretendimet për ‘dekret të pavlefshëm’

Presidenti, Ilir Meta ka reaguar për pretendimin e ish-kryeministrit Berisha se dekreti për presidentin e zgjedhur është firmosur jashtë territorit të Shqipërisë, duke e bërë kështu të pavlefshëm.

Zyra e shtypit të presidentit ende në detyrë, pretendon se ‘propozimi i Kryeministrit dhe kërkesa për dorëheqje e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nga detyra dhe lirimin nga shërbimi aktiv është administruar në Tiranë, është shqyrtuar nga stafi i Presidentit të Republikës në Selinë e Tij, po në Tiranë’. Të shtunën, Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin për Bajram Begajn nga Stambolli, në Turqi, por sipas zyrës së shtypit “Miratimi i një dekreti Presidencial si formë e shprehjes së vullnetit mund të bëhet kudo”. “Forma, përmbajtja dhe ekstremitetet e dekretit të Presidentit të Republikës nuk ndryshojnë, pavarësisht vendit nga ku është bërë publik vullneti dhe nënshkruar ky akt”, thuhet në reagimin e zyrës së Presidentit.