Berisha: Qeveria përçmon mjekët, rrogat e tyre mund të rriteshin katër herë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i128720-berisha_qeveria_përçmon_mjekët_rrogat_e_tyre_mund_të_rriteshin_katër_herë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të martë një tryezë diskutimi me mjekë, për të diskutuar problemet e sistemit shëndetësor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 15, 2022 04:54 Europe/Tirane
  • Berisha: Qeveria përçmon mjekët, rrogat e tyre mund të rriteshin katër herë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të martë një tryezë diskutimi me mjekë, për të diskutuar problemet e sistemit shëndetësor.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se rritja e fëmijëve shqiptarë për t’i dërguar në emigrim dhe largimi i mjekëve, janë dy zhvillimet më të dhimbshme për vendin. Sipas tij, rrogat e mjekëve mund të rriteshin katër herë, me borxhin e marrë nga qeveria këto nëntë vite. “Nëse do të pyeteshim, të veçonim dy zhvillimet më të dhimbshme të këtij kombi, e para është ne rrisim fëmijë për emigracion dhe e dyta është ne përgatisim mjekë për eksport. Ndërkohë, që në këtë shërbim të një rëndësi jetike për shoqërinë, largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve, nga kjo qeveri është mbajtur një qëndrim përçmues. Ju jeni dëshmitarë, sa kanë ndryshuar pagat tuaja në këto 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri, nga 62,6% të PBB kur e mori pushtetin në 107% sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë”, deklaroi kryedemokrati.