​Kosova miraton 2 propozim-vendime lidhur me marrëveshjen Kosovë-Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i128846-kosova_miraton_2_propozim_vendime_lidhur_me_marrëveshjen_kosovë_shqipëri
Kosova miratoi projekt-idenë për zhvillimin e linjes hekurudhore DUrrës-Prishtinë, në bashkëpunim me Shqipërinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 18, 2022 08:03 Europe/Tirane
  • ​Kosova miraton 2 propozim-vendime lidhur me marrëveshjen Kosovë-Shqipëri

Kosova miratoi projekt-idenë për zhvillimin e linjes hekurudhore DUrrës-Prishtinë, në bashkëpunim me Shqipërinë.

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike të premten, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dy propozim-vendime lidhur me marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas njoftimit të Qeverisë, është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë, ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë. “Pas shqyrtimit është miratuar edhe vendimi për rekomandimin e Presidentes së Republikës së Kosovës për autorizimin e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për nënshkrim të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë, për bashkëfinancimin për studimin e fizibilitetit dhe projekt–idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë”, thuhet në njoftim.