Në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
(last modified Mon, 20 Jun 2022 06:53:08 GMT )
Qershor 20, 2022 08:53 Europe/Tirane
  • Në Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

Në Maqedoninë e Veriut nuk do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka deklaruar se pas takimit me partnerët e koalicionit qeverisës, është theksuar rëndësia që ka stabiliteti politik për vendin. Ndaj, ata kanë nënshkruar deklaratën për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në kohën e rregullt të tyre, në vitin 2024. Ahmeti kërkoi reflektim nga opozita maqedonase dhe ndërprerjen e bojkotit për t’u rikthyer në Kuvend. Mijëra qytetarë iu bashkuan protestës së mbrëmshme të partisë opozitare maqedonase VMRO DPMNE, para godinës së qeverisë në Shkup. Me protestën e quajtur “U bë e tepërt” opozita kërkoi zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi qeveria aktuale sipas tyre ka dështuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike. Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kritikuar edhe qasjen e qeverisë në negociatat me Bullgarinë.

Tags