PD kallëzon Ramën në SPAK për investimet strategjike
Qershor 22, 2022 03:03 Europe/Tirane
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka paditur në SPAK kryeministrin Rama për shpërdorim detyre.
Kallëzimi i depozituar nga Gazment Bardhi e akuzon Ramën për abuzime në ligjin për investimet strategjike, duke mbështetur një projekt të bashkëshortit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Kjo padi vjen një ditë pas kërkesës për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Tags