Berisha: Në Bruksel, Rama flet më shumë për Serbinë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se gjatë takimeve të tij në Bruksel, flet më shumë për Serbinë, sesa për Shqipërinë.
Në fjalën e tij në bashkëbisedimin me aktivistë të shoqërisë civile, Berisha u shpreh se Rama nuk thotë asnjë fjalë të mirë për Kosovën. Berisha u ndal edhe te sulmet e Ramës ndaj Bullgarisë. Një qeveri që shkon në Bruksel dhe absolutisht flet 5 herë më shumë për Serbinë se sa për Shqipërinë. Për Kosovën, e ka të ndaluar të thotë një fjalë të mirë apo të bëjë avokatinë e saj. Një kryeministër që sulmon në mënyrë të shplarë, një vend mik që në 32 vitet e fundit, shqiptarët kanë pasut miqësi, me Bullgarinë. Jo se Bullgaria e ka penguar Shqipërinë, por e vërteta është që Shqipërinë e ka penguar Edi Rama për hapjen e negociatave. Shqipëria ka problem qeverinë e saj”, theksoi kryedemokrati.