Osmani: Kundërshtoj çdo kriter të ri për liberalizim të vizave
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129340-osmani_kundërshtoj_çdo_kriter_të_ri_për_liberalizim_të_vizave
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 30, 2022 05:55 Europe/Tirane
  • Osmani: Kundërshtoj çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kundërshton çdo udhërrëfyes shtesë apo rivlerësim të kritereve për liberalizmin e vizave.

Në një intervistë për Kosova Press, ajo tha se ua ka bërë të qartë të gjithë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian që Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë iniciative, e cila do të stërzgjaste procesin për lëvizje të lirë. Kryetarja e shtetit shprehet se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, duke theksuar se vendimi për liberalizim është vonuar. “Ne kërkojmë që të trajtohemi ashtu siç janë trajtuar shtetet e tjera, në. Unë e kam bërë të qartë për të gjithë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian që nëse mendohet një qasje e tillë natyrisht që nuk do të jetë e pranueshme për ne dhe nuk do të bëhemi pjese e iniciativave të tilla të cilat kanë për qëllim ta stërzgjatin edhe më shumë këtë proces i cili tashmë është vonuar për më shumë se katër vite”, tha Osmani. Ajo tregon se ka marrë përgjigje nga shumica e zyrtarëve të Bashkimit Evropian që nuk ekziston synimi për kritere shtesë. Javën që shkoi, presidentja e Kosovës mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor ku theksoi kërkesën për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, si i vetmi vend që ende nuk gëzon lëvizjen e lirë pavarësisht plotësimit të kritereve.