Një viktimë nga COVID, infektimet mbeten të larta
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129676-një_viktimë_nga_covid_infektimet_mbeten_të_larta
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 10, 2022 08:19 Europe/Tirane
  • Një viktimë nga COVID, infektimet mbeten të larta

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.

Një person ka humbur jetën për shkak të infektimit me COVID, ndërsa numri i të infektuarve mbetet i lartë.  Nga 2,245 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 962 qytetarë. Aktualisht, në të gjithë vendin janë 6,189 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. 416 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.