Bashkëpunimi për energjinë, Rama do takojë Vuçiçin dhe Kovaçevskin në Tiranë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129678-bashkëpunimi_për_energjinë_rama_do_takojë_vuçiçin_dhe_kovaçevskin_në_tiranë
Kryeministri Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbajtën të premten një takim online në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2022 03:49 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi për energjinë, Rama do takojë Vuçiçin dhe Kovaçevskin në Tiranë

Kryeministri Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbajtën të premten një takim online në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Ata u dakordësuan për t’u takuar në Tiranë, në mes të muajit, për të folur mbi zgjerimin e bashkëpunimit në fushat e energjisë, sigurisë ushqimore dhe financave. Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç gjithashtu u pajtuan për krijimin e grupeve të punës të cilat do t’i përgjigjen përballimit të krizave. Ata diskutuan edhe për formimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja.