27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, zemra e nënave boshnjake ripërtërihet
(last modified Sun, 10 Jul 2022 06:22:13 GMT )
Korrik 10, 2022 08:22 Europe/Tirane
  • 27 vjet pas gjenocidit të Srebrenicës, zemra e nënave boshnjake ripërtërihet

Trupat e 50 boshnjakëve të vrarë në gjenocidin e Srebrenicës në vitin 1995 janë zhvendosur në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, ku më në fund do të varrosen në 27-vjetorin e masakrës më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sipas Euronews, qindra njerëz kanë shkaur në kryeqytetin Sarajevë dhe qytetin e afërt Visokos për t'i dhënë lamtumirën e fundit viktimave të identifikuara së fundmi. Funeralet janë planifikuar të bëhen të hënën. Pasi trupat u gjetën në disa varre masive rreth Srebrenicës, studiuesit i identifikuan ato përmes analizës së ADN-së. Të dy djemtë e Idris Mustafa, 69 vjeç, nga Srebrenica, u vranë nga ushtarët serbë në korrik 1995 dhe të dy trupat u gjetën vite më vonë në varre masive, megjithëse disa pjesë trupi dhe eshtrash mungonin. Ushtarët serbë i vendosën pjesët e trupit në vende të ndryshme në mënyrë që hetuesit të mos mund të gjenin dhe identifikonin kufomat. Çdo vit më 11 korrik, viktimat e sapoidentifikuara të gjenocidit varrosen në një varrezë në Potoçari në lindje të Bosnjës.  Rreth 1,500 fëmijë u masakruan nga forcat serbe të Bosnjës gjatë rrethimit brutal të Sarajevës në 1995.  Masakra e Srebrenicës ishte kulmi i luftës së përgjakshme të Bosnjës që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë. Masakra është shpallur gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare dhe kombëtare të Bosnjës, por udhëheqësit serbë të Bosnjës dhe liderët serbë vazhdojnë ta minimizojnë ose madje ta mohojnë atë, pavarësisht nga provat e padiskutueshme të asaj që ndodhi.

Tags