Një viktimë nga COVID, ulet numri i të infektuarve
Korrik 11, 2022 08:21 Europe/Tirane
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.
Një person ka humbur jetën për shkak të infektimit me COVID, ndërsa numri i të infektuarve ka pësuar ulje. Nga 776 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 290 qytetarë. Aktualisht, në të gjithë vendin janë 6,030 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 34 pacientë. 448 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 278,440 që nga fillimi i epidemisë.
Tags