Varrimi i trupave të 50 viktimave të tjera të gjenocidit të Srebrenicës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129764-varrimi_i_trupave_të_50_viktimave_të_tjera_të_gjenocidit_të_srebrenicës
Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit që u masakruan në Bosnjën dhe Hercegovinë në korrik 1995 u varrosën dje në një ceremoni.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 12, 2022 12:29 Europe/Tirane
  • Varrimi i trupave të 50 viktimave të tjera të gjenocidit të Srebrenicës

Eshtrat e 50 viktimave të gjenocidit që u masakruan në Bosnjën dhe Hercegovinë në korrik 1995 u varrosën dje në një ceremoni.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB nga Sarajeva; Dje, më 11 korrik 2022, u mbajt një ceremoni për të përkujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, i cili konsiderohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm zyrtarë të lartë dhe ambasadorë të vendeve të ndryshme, ndërsa pas fjalimeve të pranishmit u bënë homazhe viktimave duke vendosur kurora me lule.  Gjithashtu, në fund të kësaj ceremonie u varrosën eshtrat e 50 viktimave. Viktima më e re që u varros ishte 16 vjeç dhe më e vjetra 59 vjeç, kështu që numri i viktimave të varrosura të gjenocidit Serbarenista u rrit në 6721 persona. Pas pushtimit serb të Srebrenicës më 11 korrik 1995, civilët boshnjakë kërkuan strehim te forcat paqeruajtëse holandeze të OKB-së. Por ushtarët holandezë ua dorëzuan ato serbëve. Serbët lejuan gratë dhe fëmijët të arrinin në zonat e kontrolluara nga ushtarët boshnjakë, por vranë më shumë se 8,000 burra boshnjakë në zona pyjore, punishte dhe magazina. Viktimat e kësaj masakre u varrosën në varreza masive. Sipas rutinës së çdo viti, disa trupa hiqen nga varret masive dhe varrosen në varre të veçanta pas testimit dhe identifikimit gjenetik.