‘Çmenduri’, Vuçiç akuza ndaj Zagrebit për refuzimin e vizitës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130026-Çmenduri’_vuçiç_akuza_ndaj_zagrebit_për_refuzimin_e_vizitës
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh një ditë më parë se autoritetet kroate e kishin refuzuar dy herë kërkesën e tij për të vizituar Jasenovacin, ku do të zhvillonte një vizitë në një kompleks memorial kushtuar viktimave të Luftës së Dytë Botërore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 20, 2022 08:06 Europe/Tirane
  • ‘Çmenduri’, Vuçiç akuza ndaj Zagrebit për refuzimin e vizitës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u shpreh një ditë më parë se autoritetet kroate e kishin refuzuar dy herë kërkesën e tij për të vizituar Jasenovacin, ku do të zhvillonte një vizitë në një kompleks memorial kushtuar viktimave të Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë fjalës së tij presidenti serb akuzoi Zagrebin mbi pretendime “të çmendura të pakuptimta” dhe deklaroi se e dërguar kërkesa për vizitë në shtator të vitit 2021 dhe në mars të këtij viti. “Kemi marrë përgjigje se vizita nuk ishte e mirëpritur për momentin. Unë thashë që nuk më intereson të dëgjoj më ato budallallëqe, se nuk është koha e duhur, dhe se dua vetëm të vendos një lule dhe asgjë më shumë. Dhe pastaj ata krijuan këtë cirk”, tha Vuçiç. Presidenti i Serbisë tha se kishte ndërmend të shkonte në një vizitë private, “pa mbulim të veçantë mediatik” dhe se nuk do të jepte deklarata që do të nënkuptonin provokim. “Është për të ardhur keq që në 81 vjet që nga themelimi i një prej kampeve më të tmerrshme naziste të vdekjes në Evropë, asnjë president serb nuk ka qenë në Jasenovac. Unë kam qenë atje në dy raste, por jo si president. Qëllimi është të tregoj respekt për viktimat dhe asgjë më shumë se kaq”, tha Vuçiç. Pak ditë më parë, autoritetet kroate i kanë ndaluar hyrjen në vend presidentit Vuçiç, pasi sipas tyre, ai nuk kishte dhënë informacione zyrtare për kalimin e kufirit nga Bosnje-Hercegovina drejt Kroacisë. Për këtë arsye, Serbia ka deklaruar se të gjithë zyrtarët kroatë do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli.