Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit, miellit dhe druve
(last modified Thu, 21 Jul 2022 06:17:35 GMT )
Korrik 21, 2022 08:17 Europe/Tirane
  • Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit, miellit dhe druve

Këtë të mërkurë, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash të reja për përballimin e krizës ekonomike.

Duke filluar nga dita e sotme, Maqedonia e Veriut ndalon eksportin e grurit, miellit, drurit dhe peletit, ndërsa heq taksën doganore për importin e vajit për amvisëri deri në fund të vitit. Vendimi vjen pas informacioneve për dyfishimin e çmimit të druve për ngrohje deri në 80 euro për metër kub, dhe të peletit për ngrohje, nga 200 në rreth 400 euro për ton. Sipas njoftimit, në mënyrë të ngjashme është vepruar edhe me grurin, miellin dhe prodhimet tjera të grurit, me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve në tregun vendor. Qeveria maqedonase edhe më parë ka miratuar masa për mbrojtje nga kriza, duke ndaluar eksportin e miellit, dhe në veçanti të vajit, pas dyfishimit të çmimit në shitjen me pakicë, por masat nuk kanë arritur të ndalojnë rritjen e çmimeve. Masa të tilla janë ndërmarrë edhe për karburantet, por çmimi vazhdon të korrigjohet në baza ditore, varësisht lëvizjes në tregjet botërore.

Tags