2 viktima, 233 të infektuar me COVID në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130234-2_viktima_233_të_infektuar_me_covid_në_shqipëri
Nga 606 testime në 24 orët e fundit, 233 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 26, 2022 09:51 Europe/Tirane
  • 2 viktima, 233 të infektuar me COVID në Shqipëri

Nga 606 testime në 24 orët e fundit, 233 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.

2 persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 3 529. 1 044 qytetarë u shëruan, duke e çuar numrin e të shëruaeve në 292 597 që prej fillimit të pandemisë. Janë 8 997 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID. “Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese,” – thuhet në njoftimin e ministrisë.