Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme, sot votohet për ndryshimet në qeveri
Parlamenti mblidhet sot pasdite në seancë të jashtëzakonshme për të votuar ndryshimet e fundit në qeverinë Rama.
Deputetët janë thirrur për të votuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvëndëskryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin si dhe emërimin e Belinda Ballukut si numri dy i qeverisë. Gjithashtu do të votohet dekreti për emërimin e Majlinda Dhukës në krye të ministrisë së re të Shtetit ngritur për integrimin. Pas njoftimit nga Kuvendi për seancën e jashtëzakonshme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj paraqiti kërkesë për debat në seancë. Alibeaj thekson se “Rama i trembet debatit, dhe përballjes me faktet, që tregojnë se ai është shkaktar i varfërisë dhe korrupsionit në vend”. Ndërkohë, po sot pasdite zhvillohet një tubim i thirrur nga maxhoranca për të festuar 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, por edhe hapjen e negociatave.