Sulmi kibernetik, hakerat nxjerrin e-mailet e kryeministrit Rama
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130528-sulmi_kibernetik_hakerat_nxjerrin_e_mailet_e_kryeministrit_rama
Grupi që sulmoi portalet qeveritare ka vjedhur informacionet që janë shkëmbyer në administratë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 03, 2022 10:56 Europe/Tirane
  • Sulmi kibernetik, hakerat nxjerrin e-mailet e kryeministrit Rama

Grupi që sulmoi portalet qeveritare ka vjedhur informacionet që janë shkëmbyer në administratë.

Faqja e internetit, “HomelandJustice”, e cila prej disa ditësh dërgon mesazhe në formë shantazhi, ka publikuar emailet e shkëmbyera mes kryeministrit dhe punonjësve e qytetarëve. Një pjesë e tyre janë denoncime, vlerësime dhe propozime në adrese të kreut të qeverisë. Qeveria nuk ka dalë me një qendrim përfundimtar për sulmin kibernetik, por ka thënë se të dhënat në e-albania dhe faqet e tjera online nuk janë fshirë. Ndërsa, disa ditë më parë, ky grup ka publikuar një folder brenda të cilit ka materiale të institucioneve më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Justifikimi i sulmit të tyre shpjegohet nën parrullën: “Pse duhet qe të shpenzohen taksat tona per terroristët e Durrësit”, duke iu referuar munfafekinëve iranianë (MEK) që janë strehuar në Manzë të Durrësit.