Ukraina tërheq kontingjentin e saj ushtarak nga KFOR-i në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130552-ukraina_tërheq_kontingjentin_e_saj_ushtarak_nga_kfor_i_në_kosovë
Ukraina po tërheq 40 ushtarë që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 03, 2022 16:42 Europe/Tirane
  • Ukraina tërheq kontingjentin e saj ushtarak nga KFOR-i në Kosovë

Ukraina po tërheq 40 ushtarë që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Deri më sot, kontingjenti kombëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i përbërë nga 40 ushtarë, ndodhej në Kosovë”, njoftoi ushtria ukrainase. Tërheqja e ushtarëve ukrainas nga Kosova, siç thuhet, bëhet në përputhje me Dekretin e Presidentit të Ukrainës të datës 7 mars. “Kthimi i kontigjentit kombëtar të Ukrainës do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, njoftoi Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s. Menjëherë pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë, ushtarët ukrainas janë dislokuar në zonën e komunës së Shtërpcës.