3 viktima nga COVID në 24 orët e fundit
Gusht 07, 2022 11:13 Europe/Tirane
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të COVID në Shqipëri.
Fatkeqësisht, 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të infektuarve mbetet i lartë. Nga 1,975 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 831 qytetarë. Aktualisht, në të gjithë vendin janë 7,671 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 26 pacientë. 795 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 305,745 që nga fillimi i epidemisë.
Tags