Rreth 8 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Gusht 08, 2022 09:50 Europe/Tirane
Aktualisht janë 8 mijë e 988 raste aktive me COVID-19 në Kosovë.
Të dhënat e fundit të IKSHP-së tregojnë për 618 raste të reja, ndërkohë që një person ka vdekur nga Coronavirusi. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 331 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë tregon se deri më tani janë dhënë 903,971 vaksina të dozës së parë, 824,248 të dozës së dytë, 104,729 të dozës së tretë dhe 1,516 të asaj së katërtës.
Tags