FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130764-fbi_zbarkon’_në_tiranë_për_sulmin_kibernetik
Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 09, 2022 06:01 Europe/Tirane
  • FBI ‘zbarkon’ në Tiranë për sulmin kibernetik

Një grup i FBI është dislokuar në Tiranë për të mbështetur hetimin mbi sulmin kibernetik që goditi institucionet e vendit disa javë më parë.

Lajmi u bë me dije nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një inspektimi në Drejtorinë e Përgjithme të Transportit Rrugor. Balluku tha se Shipëria, si pjesë e zhvillimit të teknologjisë, nuk mund të bëjë përjashtim nga sulme të tilla që ndodhin në të gjithë botën, ndaj po merren masa që të parandalohen në të ardhmen. “Ky investigim i thellë që po bëhet nga FBI dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese do na japin të gjitha të dhënat si ka ndodhur sulmi, nga ka ardhur, megjithëse një pjesë e tyre sot janë zbardhur”, tha Balluku. Disa javë më parë vendi ynë u përballet me një sulm kibernetik. Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare u mbyllën për disa ditë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, erdhi nga jashtë Shqipërisë.