Kurti di vetëm të nxisë luftë me deklaratat e tij, thotë Petkoviç
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130844-kurti_di_vetëm_të_nxisë_luftë_me_deklaratat_e_tij_thotë_petkoviç
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se e vetmja gjë që di Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nxitja e luftës duke udhëhequr politikën e kërcënimeve dhe shantazheve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 11, 2022 07:46 Europe/Tirane
  • Kurti di vetëm të nxisë luftë me deklaratat e tij, thotë Petkoviç

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se e vetmja gjë që di Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nxitja e luftës duke udhëhequr politikën e kërcënimeve dhe shantazheve.

Përmes një njoftimi, Petkoviç u shpreh se Kurti dëshiron konflikt dhe se çdo ditë i pëlqen të flasë për luftën, shkruan Tanjug. “Me vendimet e tij të njëanshme për targat dhe dokumentet serbe, Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet, duke përgatitur dhunën në veri. Këtë e ka konfirmuar sot duke bërë të ditur se nga 1 shtatori Prishtina do të vazhdojë me të ashtuquajturin reciprocitet, i cili ka për qëllim shfuqizimin e targave dhe dokumenteve serbe”, theksoi ai. Në njoftimin për media përsëritet kërkesa për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili, sipas Petkoviçit, do t’u mundësonte serbëve të drejta kolektive dhe do të rriste sigurinë. Ditën e djeshme, Albin Kurti rikonfirmoi se më 1 shtator do të fillojë zbatimi i dy vendimeve të qeverisë, për targat dhe letërnjoftime. Kurti, u është adresuar qytetarëve përveç në gjuhën shqipe edhe në atë serbe, ku tha ka  se përballë thirrjes për ligjshmëri është ngritur një fushatë e dezinformimit që synonte destabilitet.