Vazhdon zjarri në Thassos të Greqisë
(last modified Fri, 12 Aug 2022 18:22:25 GMT )
Gusht 12, 2022 20:22 Europe/Tirane
  • Vazhdon zjarri në Thassos të Greqisë

Zjarri në një pyll të rajonit Thassos të Greqisë, vazhdon.

Këto ditë, shumë vende evropiane, përfshirë Greqinë, po luftojnë me nxehtësinë e paparë dhe pasojat e saj, duke përfshirë zjarret e gjera në pyje, thatësirat dhe mungesën e ujit. Sipas Raptly, pas ndezjes së zjarrit, avionët e zjarrfikësve bënë disa operacione për të shuar zjarrin. Zjarri filloi të mërkurën në ishullin turistik Thassos dhe të enjten doli jashtë kontrollit. Ky incident ka djegur pyjet me pisha në një zonë të paarritshme, ndaj zjarrfikësit po hasin në vështirësi për të mbërritur në vendin e zjarrit.  Sipas raportimeve, banorët e një fshati janë urdhëruar të evakuohen. Sipas mediave lokale, roja bregdetare ka ndaluar peshkimin, shëtitjen me varkë dhe notin pranë zonave të zjarrit pasi uji po ngarkohet me helikopterë për të shuar zjarrin. Këtë vit nga zjarri në Greqi u shkatërruan të paktën 13 mijë hektarë pyje.

Tags