Shuhen 22 vatra zjarri në vend, vazhdojnë të digjen 3 zona
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130906-shuhen_22_vatra_zjarri_në_vend_vazhdojnë_të_digjen_3_zona
Në 24 orët e fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat janë fikur 22 të tilla.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 13, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • Shuhen 22 vatra zjarri në vend, vazhdojnë të digjen 3 zona

Në 24 orët e fundit janë raportuar 25 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat janë fikur 22 të tilla.

Agjencia e Mbrojtjes Civile thotë se për momentin ka zjarre në Durrës, Kurbin e Gramsh.  Në Tiranë është ulur numri i zjarreve për këtë sezon veror por problem mbetet zbulimi i piromanëve. Në një intervistë për Euronews Albania, drejtori i shërbimit zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj kërkon që punonjësit e administratës të bëhen pjesë e aksioneve për shuarjen e flakëve, aty nuk kanë mundësi. Tre ditë më parë u raportuan 34 vatra zjarri, prej të cilave 22 të shuara brenda 24 orëve. Në aksionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 1004 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare dhe janë angazhuar 70 mjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i FA.