1 viktimë, 695 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130908-1_viktimë_695_të_infektuar_me_covid_19_në_shqipëri
Nga 1803 testime të kryera në 24 orët e fundit, 695 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Një person ka humbur jetën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 13, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • 1 viktimë, 695 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

Nga 1803 testime të kryera në 24 orët e fundit, 695 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19. Një person ka humbur jetën.

Janë shëruar 319 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 314,339 që prej fillimit të pandemisë. Janë 2,873 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 24 pacientë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid. “Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese,” – thuhet në njoftimin e ministrisë.