Të shtëna me armë zjarri në Malin e Zi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130912
Një sulm ka ndodhur në Cetinje, një qytet në Malin e Zi rreth orës 16:00 të së premtes. 11 persona vdiqën, ndërsa 10 u plagosën, mes tyre një polic.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Gusht 13, 2022 08:20 Europe/Tirane
  • Të shtëna me armë zjarri në Malin e Zi

Një sulm ka ndodhur në Cetinje, një qytet në Malin e Zi rreth orës 16:00 të së premtes. 11 persona vdiqën, ndërsa 10 u plagosën, mes tyre një polic.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Katër të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë. Sulmuesi ka qëlluar edhe mbi fëmijët, raporton media vendase Vijesti. Sipas informacioneve jozyrtare, 34-vjeçari VB ka qëlluar edhe në drejtim të policisë. Policia fillimisht u përpoq të nënshtronte sulmuesin që qëlloi njerëz në mënyrë të rastësishme pranë kryeministrisë. Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar nga autoritetet, ndërsa mediat raportojnë se shkaku fillestar i të shtënave ka qenë një konflikt familjar. Në vendngjarje ndodhet prokurori i lartë i shtetit, shërbimet e emergjencës, policia dhe Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit.