Mbi 5,700 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Gusht 18, 2022 12:37 Europe/Tirane
Aktualisht në Kosovë, numri i rasteve aktive me koronavirus është 5,732.
Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë me 881 raste aktive, e pasuar nga Prizreni me 478 raste. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.031 doza të vaksinës. Deri më sot 824.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,613 persona.
Tags