Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel
(last modified Thu, 18 Aug 2022 10:37:32 GMT )
Gusht 18, 2022 12:37 Europe/Tirane
  • Kurti dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet këtë të enjte në Bruksel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në takim, do të jenë të pranishëm përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Takimi do të nisë të enjten në orën 10:30 dhe do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Në fund të takimit përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell do të mbajë një deklaratë për mediat. Ndërsa, ditën e djeshme, Kurti dhe Vuçiç patën takime të ndara në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në konferencën për shtyp, Kurti u shpreh se nuk do të tërhiqet nga reciprociteti, ndërsa Stoltenberg deklaroi pas takimit me Vuçiçin, se KFOR-i është gati të ndërhyje nëse rrezikohet siguria në veri të Kosovës

Tags