MEK sulmon panairin e librit në Durrës
Një grup pjesëtarësh të MEK, të cilët qëndrojnë në kampin e tyre në Manzë të Durrësit, kanë protestuar në Panairin e Librit në Durrës ku çelej festivali veror i librit në këtë qytet, duke sulmuar një prej stendave aty me pretendimin se ajo shtëpi botuese propagandon kundër tyre.
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Durrës. Një grup anëtarësh të MEK, të cilët qëndrojnë në kampin e tyre në Manzë të Durrësit, u ngritën në protestë, teksa po çelej festivali veror i librit në këtë qytet. Ata kundërshtuan që e pranishme në panair ishte edhe shoqata Asila, një prej OJQ-ve në Shqipëri. Me pretendimin se ata janë terroristë dhe agjentë të Iranit, terroristët e MEK kërkuan largimin e tyre nga stenda e rezervuar për ta. Madje ata tentuan që të përplaseshin fizikisht, por u ndalën nga policia. Gjatë protestës pati momente tensioni dhe policia shoqëroi disa persona, nga të dyja palët. Në lidhje me protestën ka reaguar zyrtarisht grupi terrorist MEK. Sipas MEK ky rrjet ka për mision organizimin e propagandës kundër organizatës së tyre në Shqipëri.