Dështimi i bisedimeve mes krerëve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i131124-dështimi_i_bisedimeve_mes_krerëve_të_serbisë_dhe_kosovës_në_bruksel
 “Joseph Borrell”, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka njoftuar të enjten se negociatat mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për uljen e tensioneve kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 19, 2022 15:55 Europe/Tirane
  • Dështimi i bisedimeve mes krerëve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel

 “Joseph Borrell”, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka njoftuar të enjten se negociatat mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel për uljen e tensioneve kanë përfunduar pa asnjë marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takuan të enjten në Bruksel për të gjetur një zgjidhje për tensionin në veri të Kosovës. Tensioni mes Serbisë dhe Kosovës është intensifikuar pas zbatimit të ligjit të ri të Kosovës për qarkullimin e automjeteve me targa serbe dhe vendosjes së kufizimeve për personat që kanë dokumente identifikimi të këtij vendi. Qeveria shqiptare e Kosovës ka anuluar dokumentet e identifikimit të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës dhe ka filluar lëshimin e dokumenteve të identifikimit të qeverisë së Kosovës. Ky veprim ka pasuar reagimin e serbëve në veri të Kosovës.  Si kundërpërgjigje ndaj këtij vendimi, serbët që jetojnë në veri të Kosovës mbyllën rrugët dhe vendosën barrikada. Vendimi i qeverisë së Kosovës dhe reagimi i serbëve që jetojnë në veri e kanë ngritur shumë nivelin e tensionit. Po ashtu, zyrtarë të qeverisë së Kosovës dhe të Serbisë kanë shfaqur reagime që kanë shkaktuar shqetësim në qarqet politike dhe mediatike të Evropës. Sipas agjencisë Iran Press News, “Joseph Borrell” të enjten pas takimit të liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel tha se takimi dështoi, por të dyja palët ranë dakord që bisedimet të vazhdojnë në ditët në vijim. Kosova u nda nga Serbia në vitin 1999 dhe shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Amerika, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Turqia dhe disa vende të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por Serbia dhe disa vende të tjera ende e konsiderojnë Kosovën një krahinë autonome nën sundimin e Serbisë.