Luiza Gega shpallet kampione e Europës në 3 mijë metra me pengesa
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i131180-luiza_gega_shpallet_kampione_e_europës_në_3_mijë_metra_me_pengesa
Luiza Gega fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 21, 2022 04:28 Europe/Tirane
  • Luiza Gega shpallet kampione e Europës në 3 mijë metra me pengesa

Luiza Gega fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih.

Gega u shpall kampione e Europës në 3.000 metra me pengesa. Kampionja shqiptare ka shkuar në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese si dhe ka qenë pretendentja kryesore për të fituar këtë garë. Kampionia u kualifikua në finale me me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese dhe ishte pretendente kryesore për të fituar këtë garë. Ajo i respektoi të gjitha parashikimet dhe në mbrëmjen magjike të Mynihut, Gega dha një leksion të vërtetë sporti duke drejtuar një garë ku fitoren nuk e vendosi asnjëherë në dyshim. Fitorja e dytë e mbrëmjes është edhe rekordi europian që vendos Gega me kohën e saj duke zbritur nga froni rusen Zaripova që e mbante rekordin që prej vitit 2010. Po këtë vit, Luiza Gega u shpall kampione edhe në Lojrat Mesdhetare, Oran 2022, ndërsa në Botërorin e SHBA-së arriti të ngjitej deri në vendin e pestë, një tjetër arritje e madhe për sportin e atletikës në Shqipëri që falë 34-vjeçares po regjistron arritjet më të mëdha të historisë. Pas triumfit historik në Gjermani, Gega bëri një xhiro të gjatë me lotë në sy dhe flamurin shqiptar mbi shpatullat e saj. Një motiv mjaft i madh krenarie për të gjithë shqiptarët, në çdo cep të globit!