Vulin takim me Lavrov në Moskë, diskutime për çështjen e Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i131258-vulin_takim_me_lavrov_në_moskë_diskutime_për_çështjen_e_kosovës
Të hënën, ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, pritet të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një vizite pune në Moskë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2022 05:52 Europe/Tirane
  • Vulin takim me Lavrov në Moskë, diskutime për çështjen e Kosovës

Të hënën, ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, pritet të takohet me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një vizite pune në Moskë.

Në takimin mes Lavrov dhe Vulin pritet të ketë diskutime për bashkëpunime ndërmjet Rusisë dhe Serbisë dhe do të bisedojnë për çështje urgjente rajonale dhe ndërkombëtare. Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Botsan-Kharchenko ka theksuar se çështja e Kosovës dominoi në përgatitjet për takimin e sotëm. Ky takim vjen, pak ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç diskutuan në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel. Nga ky takim nuk pati asnjë rezultat.