Fillimi i garës zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë
(last modified Fri, 02 Sep 2022 17:41:06 GMT )
Shtator 02, 2022 19:41 Europe/Tirane
  • Fillimi i garës zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë

Fushata për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2022 në Bosnje dhe Hercegovinë kanë nisur zyrtarisht sot.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Suad Arnautovic, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Bosnjë-Hercegovinës, në një deklaratë u kërkoi kandidatëve të respektojnë ligjin zgjedhor dhe të kenë fushata të drejta elektorale dhe të mos përdorin fjalë urrejtjeje. Arnautovic shtoi se mediat duhet t'i presin kandidatët zgjedhorë në mënyrë të barabartë dhe të drejtë dhe të informojnë qytetarët për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet. Në këto zgjedhje, përveç zgjedhjes së tre kandidatëve etnikë për Këshillin Presidencial, votuesit do të zgjedhin përfaqësues të Asamblesë Kombëtare, Kuvendit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kuvendit të Republikës Srpska. Zgjedhjet kombëtare do të mbahen më 2 tetor 2022. Zyra e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut javën e kaluar tha se më shumë se 300 vëzhgues të huaj do të monitorojnë zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2 tetorit në Bosnje dhe Hercegovinë.

 

Tags