Lajçak në Prishtinë për të inkurajuar dialogun
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i131970-lajçak_në_prishtinë_për_të_inkurajuar_dialogun
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se qëllimi i vizitës së tij në Prishtinë është “çuarja përpara” e këtij procesi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 15, 2022 15:25 Europe/Tirane
  • Lajçak në Prishtinë për të inkurajuar dialogun

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se qëllimi i vizitës së tij në Prishtinë është “çuarja përpara” e këtij procesi.

Lajçak foli shkurtimisht për gazetarët pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se me Kurtin ka biseduar për vazhdimin e dialogut dhe për takimin e tij të radhës me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç. Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Dy vendet kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur. Procesi i negociatave duhet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Në Kosovë këmbëngulin që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen reciproke, por Serbia, tash për tash, refuzon.