NATO gati të dërgojë trupa shtesë në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i132156-nato_gati_të_dërgojë_trupa_shtesë_në_kosovë
NATO ka njoftuar të martën se është gati të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në Veri për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e targave të Kosovës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 20, 2022 14:39 Europe/Tirane
  • NATO gati të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

NATO ka njoftuar të martën se është gati të rrisë numrin e trupave në Kosovë, nëse ka rritje të tensioneve në Veri për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e targave të Kosovës.

Zëvendëskomandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Luca Piperni tha në një njoftim për mediat se aleanca është vigjilente dhe brenda një kohe të shkurtër mund të marrë një vendim për të ndërhyrë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ngriti edhe një herë shqetësimin se në Kosovë mund të ketë prapë luftë sepse Serbia po e armatos ushtrinë e saj me pajisje nga Rusia dhe Kina. Në një intervistë për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se do të ishte e papërgjegjshme të thuhej se në vendin e tij nuk do të ketë kurrë më konflikt dhe luftë.