Prokuroria ndryshon aktakuzën ndaj Hashim Thaçit
(last modified Mon, 03 Oct 2022 09:29:51 GMT )
Tetor 03, 2022 11:29 Europe/Tirane
  • Prokuroria ndryshon aktakuzën ndaj Hashim Thaçit

Gjyqtari i Procedurës Paraprake të Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Hagës për  të ndyshuar akt-akuzën ndaj Hashim Thaçit.

Prokuroria Speciale ka kërkuar që nga aktakuza të hiqen pretendimet për krime në qytetin e Ferizajt. “Prokuroria Speciale kërkon leje për të ndryshuar aktakuzën e Konfirmuar, që të hiqen pretendimet për krime të kryera kundër të paktën një viktime ndërmjet rreth [Redaktuar] 1999 në një shtëpi ose rreth Ferizajt. Prokuroria Speciale e Hagës shpjegon se ka vendosur të mos mbështet në provat e [Redaktuar] dhe se konsideron se ka tani nuk prova të pamjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e Ferizajt”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Dhomave të Specializuara. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020. Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Në këtë aktakuzë të re, Prokuroria Speciale ka rënduar akuzat ndaj katër ish-zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.