Konflikti verbal mes krerëve të Turqisë dhe Greqisë në "Pragë"
(last modified Fri, 07 Oct 2022 18:02:15 GMT )
Tetor 07, 2022 20:02 Europe/Tirane
  • Konflikti verbal mes krerëve të Turqisë dhe Greqisë në

Tensioni mes Greqisë dhe Turqisë është shtrirë edhe në “Pragë”, kryeqyteti i Republikës Çeke, ku liderët e dy vendeve në një takim në këtë qytet kanë hedhur akuza kundër njëri-tjetrit.

Greqia dhe Turqia kanë qenë në mosmarrëveshje për dekada për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë burimet energjetike, shkeljet e hapësirës ajrore dhe detare, çështjen e Qipros dhe refugjatët. Marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje dhe anëtarëve të NATO-s vitet e fundit janë përkeqësuar shumë. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, cituar nga gazeta greke City Times, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë takimit të parë të komunitetit politik evropian të enjten në Pragë tha: "E gjithë politika e grekëve bazohet në gënjeshtra dhe ne kemi një arsye për të bashkëbiseduar me ata." Erdogan gjithashtu shtoi: Athina e kuptoi mesazhin e Ankarasë kur zyrtarët turq thanë se ne mund të arrijmë papritur brenda natës (duke sulmuar Greqinë brenda natës). Gazeta “Kathimirini” këtë të premte shkroi: Kryeministri grek Kiriaks Mitsotakis dhe Erdogan kanë pasur një debat verbal gjatë darkës së liderëve pjesëmarrës në takimin e komunitetit politik evropian në Pragë. Duke sulmuar Greqinë, Erdogan tha se Athina me veprime provokuese po rrit tensionin në rajon. Në përgjigje, kryeministri i Greqisë i kërkoi Erdoganit që të përmbahet nga veprimet e mëtejshme provokuese dhe tha: Turqia duhet të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të ishujve grekë në detin Egje. Në tensionin e fundit mes Ankarasë dhe Athinës, mediat greke pretenduan se Turqia me sensorë nënujor planifikon të monitorojë lëvizjet e nëndetëseve greke në detin Egje.

Tags