Haxhiu: Reformën për drejtësi e kemi dërguar sot në Kuvend
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133108-haxhiu_reformën_për_drejtësi_e_kemi_dërguar_sot_në_kuvend
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se e ka dërguar pak më herët në Kuvend, draftin e reformës në Drejtësi, duke kërkuar mbështetje nga të gjithë për këtë proces.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 10, 2022 12:49 Europe/Tirane
  • Haxhiu: Reformën për drejtësi e kemi dërguar sot në Kuvend

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se e ka dërguar pak më herët në Kuvend, draftin e reformës në Drejtësi, duke kërkuar mbështetje nga të gjithë për këtë proces.

“Kemi nis një sër reformash dhe së voni kemi nisur vetingun dhe para pak orësh e kemi dërguar draftin në kuvend dhe jemi në përpjekje që ta kemi mbështetjen për këtë reformë.  Jemi të interesuar të jetësojmë reformat dhe po presim që Kuvendi ta themelojë komisionin ‘Ad hoc’ që t’i jepet mbështetje këtij procesi, dhe e kemi në fakt edhe mbështetje të opozitës për këtë proces. Është koha e fundit që Kosova të ketë institucione të pavarura në drejtësi”, tha ajo.

Këto deklarata Haxhiu i bëri në ditë e fundit të Seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme“.

“Para një viti e gjysmë, kur në Kosovë po organizoheshin zgjedhjet parlamentare, ndër prioritetet tona kanë qenë shteti i së drejtës dhe punësimi përmes zhvillimit ekonomik, që janë dy nga problemet në Kosovë. Që nga fillimi i mandatit kemi punuar në këto dy çështje. Sundimi i ligjit lidhet me politikat që drejtoj në ministri. Me reformat që kemi nisur konsideroj që jemi në rrugë të mbarë”, tha ajo, raporton RTKlive.

Haxhiu tha se synim si Qeveri është kthimi i besimit të qytetarëve në drejtësi të pavarur dhe efikase.

Në Seminarin e 102-të Rose-Roth po marrin pjesë 100 persona, duke përfshirë deputetë nga vende anëtare të NATO-s dhe vendet partnere.