19 të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133358-19_të_infektuar_me_covid_19_asnjë_humbje_jete_në_shqipëri
Nga 628 testime të kryera në 24 orët e fundit, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Shqipëri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 15, 2022 08:02 Europe/Tirane
  • 19 të infektuar me COVID-19, asnjë humbje jete në Shqipëri

Nga 628 testime të kryera në 24 orët e fundit, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Shqipëri.

Asnjë humbje jete nuk është shënuar. 53 persona janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610. Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese, thuhet në njoftimin e ministrisë.