Nesër protesta pedagogëve, Berisha: Të gjithë të marrin pjesë, bojkotoni mësimin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133464-nesër_protesta_pedagogëve_berisha_të_gjithë_të_marrin_pjesë_bojkotoni_mësimin
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e pedagogëve dhe punonjësve të Universiteteve, që do të zhvillohet ditën e nesërme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2022 04:41 Europe/Tirane
  • Nesër protesta pedagogëve, Berisha: Të gjithë të marrin pjesë, bojkotoni mësimin

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e pedagogëve dhe punonjësve të Universiteteve, që do të zhvillohet ditën e nesërme.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social ‘Facebook”, kryedemokrati thotë se punonjësit e universiteteve duhet të bojkotojnë mësimin, në shenjë proteste. “Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Universiteteve! Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave”- shkruan Berisha.