Nesër protesta pedagogëve, Berisha: Të gjithë të marrin pjesë, bojkotoni mësimin
Tetor 17, 2022 04:41 Europe/Tirane
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e pedagogëve dhe punonjësve të Universiteteve, që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Në një postim që ka bërë në rrjetin social ‘Facebook”, kryedemokrati thotë se punonjësit e universiteteve duhet të bojkotojnë mësimin, në shenjë proteste. “Të gjithë në protestë. Nesër greva e plotë e Universiteteve! Pedagogët, studentët, punonjësit e Universiteteve, me thirrjen e Sindikatave të tyre, bojkotojnë mësimin në shenjë proteste ndaj qëndrimit cinik të qeverisë për kërkesat e Sindikatave”- shkruan Berisha.
Tags