Vaksina e parë kundër kancerit mund të jetë gati pas disa muajsh
(last modified Mon, 17 Oct 2022 06:11:02 GMT )
Tetor 17, 2022 08:11 Europe/Tirane
  • Vaksina e parë kundër kancerit mund të jetë gati pas disa muajsh

Shkencëtarët po punojnë për një vaksinë kundër kancerit e cila do të personalizohet për pacientët.

Ilaçi i ri do të përdoret për të trajtuar pacientët me melanoma me rrezik të lartë, forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës . Vaksina mund të parandalojë mijëra vdekje çdo vit, shkruan KosovaPress. Prodhuesit Moderna dhe Merck kanë thënë se rezultatet e provës, e cila do të përcaktojë nëse ndalon rikthimin e kancerit, priten deri në fund të vitit. Vaksina eksperimentale bazohet në të njëjtën teknologji të ARN-së (mRNA) që u përdor për të krijuar vaksinat e anti-COVID. Vaksina e kancerit është krijuar për çdo pacient për të gjeneruar qeliza T – një pjesë kyçe e përgjigjes imune të trupit – bazuar në nënshkrimin specifik mutacion të secilit tumor.