Von Cramon thirrje Kosovës e Serbisë: Shqyrtojeni ofertën gjermano-franceze
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133490-von_cramon_thirrje_kosovës_e_serbisë_shqyrtojeni_ofertën_gjermano_franceze
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe në Serbia që shqyrtojnë seriozisht propozimin franko-gjerman për rajonin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 17, 2022 14:55 Europe/Tirane
  • Von Cramon thirrje Kosovës e Serbisë: Shqyrtojeni ofertën gjermano-franceze

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe në Serbia që shqyrtojnë seriozisht propozimin franko-gjerman për rajonin.

“Është e mundshme që oferta e radhës të mos jetë më e mirë se paraprakja”, ka deklaruar për mediet serbe, Von Cramon.

“Të dyja vendet duhet të gjejnë kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën përpara”, tha ajo.

Raportuesve në PE për Kosovën, thotë se i japin mbështetje të palëkundur emisarit Miroslav Lajçakut në procesin e negociatave dhe shprehet optimist se qëllimi i tij mund të jetë real, kur përmend vitin 2024, si fundit për marrëveshje mes dy palëve.

Eurodeputetja ka folur edhe për Serbinë, duke iu thënë qytetarëve atje se reputacioni i këtij shteti ka rënë dukshëm.“Serbia sot është më së largu nga BE-ja që nga viti 2000. Unë nuk jam e sigurt se njerëzit në Serbi e dinë se reputacioni i Serbisë është më i keqi që nga viti 1999”, tha  Von Cramon.