Vuçiç: Serbia nuk do ta sanksionojë Rusinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133678-vuçiç_serbia_nuk_do_ta_sanksionojë_rusinë
Presidenti i Serbisë tha se nuk do të vendosin sanksione kundër Rusisë derisa të kërcënohet ekzistenca e Serbisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 21, 2022 06:14 Europe/Tirane
  • Vuçiç: Serbia nuk do ta sanksionojë Rusinë

Presidenti i Serbisë tha se nuk do të vendosin sanksione kundër Rusisë derisa të kërcënohet ekzistenca e Serbisë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të enjten u shfaq në Prva TV të vendit dhe për kohën e sanksioneve kundër Rusisë tha: Ju më pyesni nëse ka ardhur ky moment, mendoj se nuk ka ardhur. Jam krenar që kemi 240 ditë që ndjekim një politikë të pavarur. Presidenti serb theksoi se nuk po kërkon justifikim për të vendosur sanksione dhe se mund të gjejë pesë milionë arsye për të mos e bërë këtë. Presidenti i Serbisë më tej shtoi: Nëse gjendemi në një situatë të tillë, nëse shoh dhe kuptoj se po përballemi me një kërcënim ekzistencial, atëherë do t'u drejtohem qytetarëve të Serbisë dhe do t'u them se duhet ta bëjmë këtë (sanksion). Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, vendet perëndimore iu bashkuan fushatës për sanksionimin e Moskës, por Serbia ka qenë ndër vendet që kanë mbajtur pozicionin e tyre neutral në këtë drejtim dhe nuk i janë bashkuar shumicës për vendosjen e kufizimeve ndaj Moskës, pavarësisht presionit në rritje nga Brukseli dhe Uashingtoni.