Kurti: Fuqizimi i grave do të thotë fuqizim i shoqërisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133734-kurti_fuqizimi_i_grave_do_të_thotë_fuqizim_i_shoqërisë
(E plotësuar) Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në mbledhjen e parë te Këshillit Gratë për Vetëvendosjen.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 22, 2022 13:58 Europe/Tirane
  • Kurti: Fuqizimi i grave do të thotë fuqizim i shoqërisë

(E plotësuar) Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja dhe njëherit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në mbledhjen e parë te Këshillit Gratë për Vetëvendosjen.

“Pikërisht nesër shumica prej jush do të jeni në Këshill të Përgjithshëm, derisa shumica e burrave sot e kanë punë , përveç meje. Nuk duhet të harroni programin tonë zgjedhor”, tha ai.

Kurti tha se, as të tjerrë qe nuk janë pjesë e kësaj strukture nuk duhet të harrojnë që të merremi me brazimë gjinore.

“Shumë mirë që gratë janë shndërruar në kryetema, pjesëmarrja e grave e rinisë në parti është parakusht i demokracisë e nuk ka dilemë që shumicën dërmuese e përbëjnë gratë e të rinjtë. Fuqizimi i grave do të thotë fuqizim i shoqërisë”, tha Kurti.

Haxhiu: Do të jemi në të gjitha strukturat e partisë për të dhenë kontributin tonë

Kurse deputetja, Albulena Haxhiu tha se së bashku do ta ndërtojnë një lëvizje që ka vend për gra, aq sa edhe për burra.

“Si Lëvizje Vetëvendosja do të jemi të pakompromis kur bie fjala për barazinë gjinore. Nuk do të jemi forum që do të dëgjojë burrat nga lart, po do të dëgjojë se ku ndodhemi e të shkojmë lart. Do ta shfrytëzojmë LVV-në të maksimizojë kë angazhim politik, për barazi gjinore”, tha ajo.

Ajo premtoi se do të jenë në të gjitha strukturat e partisë për të dhënë kontributin e tyre.

“Sa më shumë që rritemi aq më te forta bëhemi, ne kemi nevojë për secilën grua. Qeveria jonë është qeveria më progresive që ka pas Kosova ndonjëherë, asnjëherë nuk janë marrë më shumë vendime që prekin direkt gruan, se sa në qeverinë Kurti”, tha Haxhiu.

RTK