Osmani: Do të punojmë ditë e natë për barazinë e Grave
(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi bëri hapjen e punimeve të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, përshëndeti të pranishmit. Ajo tha se ky Forum sot është kulmi i një pune ndër dekada, për çka kanë punuar gratë e Kosovës, para 22 vitesh gratë nisen iniciativën për Rezolutën 13/25.
“Gratë në Kosovë kanë kaluar një rrugë të gjatë deri këtu, por sot të drejtat e grave në shumë vende të botës po shkelen, ato po dhunohen deri në vdekje. Por, kjo nuk do të thotë se ne do të heshtim, ka shumë të reja që luftojnë për këto të drejta”, tha Osmani.
Ajo, tha se do të punojnë ditë e natë për barazinë dhe se nuk mund të harrohet histori e grave të Kosovës, që me protesta me kalimin e vështirësive të shumta gjatë luftës.
“Na vjen mirë që kemi grumbulluar një numër kaq të madh pjesëmarrësish në këtë Forum.
Osmani falënderoi pjesëmarrësit e këtij Forumi, nga 33 vende të botës. Deri sa foli për gratë në ukrainase po vuajnë nga lufta e agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Presidentja Osmani u shpreh e pikëlluar për faktin se ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq në mars të këtij viti, nuk mund të shohë organizimin e këtij forumi.
"Znjonja Albright ishte planifikuar të jetë folësja kryesore. Albright do të mbetet një figurë historike për këtë vend për kontributin që ka dhënë për sigurinë e paqen", tha Osmani.
Presidentja foli edhe për punën e palodhur që ka bë ish-sekretarja e Shtetit, Medlin Olbrajt për lirinë e Kosovës.
Në hapje të edicionit të parë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, pjesëmarrësve iu drejtua me një video adresim të veçantë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Blinken tha se Forumi i organizuar nga presidentja Osmani i bashkon dy gjëra që i kishte shumë për zemër Sekretarja Madeleine Albright, popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave.
Ai kujtoi fjalimin e Albright në Parlamentin e Kosovës më 2005, kur kishte kërkuar që grave t’u jepet më shumë hapësirë në jetën shoqërore.
“Që nga ajo kohë, Kosova ka zgjedhur dy gra në postin e presidentes, dhe më duhet të shtoj se janë dy gra më shumë presidente sesa SHBA-ja”, tha ai.
Ai ka falënderuar presidenten Osmani për organizimin e këtij Forumi dhe NDI-në për mbështetjen e tij. Blinken tha se në vizitën e fundit në Prishtinë, në vitin 2019, Sekretarja Albright ka mbrojtur sërish ndërhyrjen e NATO-s, në Kosovë, më 1999.
“Sekretarja Albright luftoi për angazhimin e grave në të gjitha aspektet e ndërtimit të paqes dhe vendimmarrjes së sigurisë, pjesërisht sepse ajo kishte parë ndryshimin që ndodhte kur atyre u jepej një zë”, tha ai.
Sipas tij Albright ka inkurajuar edhe gratë kosovare, kur më 2005 kishte thënë se e ardhmja e vendit do të varet – në një masë jo të vogël -nga mundësitë që do t`u ofrohen grave të vendit.
Në adresimin e tij, Blinken ka folur edhe për luftën brutale të presidentit Putin kundër Ukrainës.