Asnjë humbje jete, 17 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
Nëntor 02, 2022 07:12 Europe/Tirane
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë nuk ka pasur asnjë humbje jete për shkak të COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë tha se janë kryer 641 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 17 qytetarë, në këto bashki: 4 në Tiranë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kamëz, Patos, Selenicë, Delvinë, Sarandë, Poliçan. Janë 190 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
Tags